Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar gjetjet kryesore nga auditimet vjetore për vitin 2024, duke theksuar mangësitë serioze në menaxhimin financiar në shumicën e institucioneve publike.
Sipas saj, ZKA-ja deri tash ka publikuar 63 raporte të auditimit të rregullsisë, që përfshijnë auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë për pasqyrat vjetore financiare.
Nga këto, vetëm 29 organizata kanë marrë opinion të pastër (të pamodifikuar), ndërsa vetëm tri ministri – Ministria e Mbrojtjes, e Shëndetësisë dhe e Punëve të Jashtme – kanë marrë opinion të tillë.
“Jo domosdoshmërisht ato kanë qenë plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloren, por pasqyrat e tyre financiare kanë prezantuar një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale”, ka thënë Spanca në “60 Minuta” të KTV-së.
Situata është më shqetësuese në nivel lokal. Nga 27 komuna të audituara, 22 prej tyre kanë marrë opinion të kualifikuar, që nënkupton se janë gjetur parregullsi të theksuara në raportimet financiare dhe në pajtueshmëri me ligjin.
Edhe
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
ZKA ka publikuar edhe 4 raporte për ndërmarrjet publike, ku vetëm Telekomi i Kosovës ka marrë opinion të pastër për pasqyrat financiare.
Spanca theksoi se mangësitë më të shpeshta lidhen me mbajtjen e pasaktë të evidencave për pasuritë kapitale dhe llogaritë e arkëtueshme, probleme që shfaqen në të gjitha nivelet e administratës – si në nivel qendror, ashtu edhe lokal.
-
Spanca: Kemi dërguar 80 raste të dyshimta në Prokurori, janë ngritur tri aktakuza
-
ZKA-ja i adreson në prokurori 11 raste për parregullsi nëpër institucione
-
ZKA: Sistemi për skemat pensionale nuk siguron integrim të plotë, përballet me mangësi
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore