Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të funksionalizohet në po të njëjtën ditë kur flamuri i Kosovës do të valojë në Beograd.
Të martën në “Konfront” të KTV-së, Spahiu ka thënë se duhet të zbatohet i gjithë plani franko-gjerman.
“Në momentin kur drafti vihet në jetë duhet të jetë në të njëjtën ditë kur valon flamuri i Kosovës në Beograd, si zbatim i gjithë planit franko-gjerman”, është shprehur ai.
Sipas tij, po të kishte vullnet nga Serbia javën e ardhshme gjatë takimit midis palëve në Bruksel, do të mund të arrihej marrëveshje midis tyre.
“Vuçiqi gënjen. Është me rëndësi se çfarë ka thënë Macron, Scholz dhe Meloni, të cilët kanë thënë se palët e kanë pranuar. Escobari ka thënë se marrëveshja do të zbatohet dhe zbatimi është me rëndësi. Po të kishte vullnet të mirë nga ana e Serbisë, brenda javës së ardhshme do të përfundonte e gjitha kjo”, ka thënë Spahiu.
Edhe
Palokaj: Kosova duhet urgjentisht ta dërgojë në Kushtetuese draftin e Asociacionit
Analisti politik Agim Sopi, ka thënë se është konfuzion total çështja e draftstatutit të Asociacionit që është propozuar nga ndërkombëtarët.
“Konfuzion në shumë aspekte të them. Lajçak vjen pa paralajmërim. E dyta pritet nga gjysma e spektrit politik, nga rendi i dytë politikës, e jo nga kryeministri Albin Kurti, e as nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet nga zëvendësit. Natyrisht shkon kryetari i PDK-së e i Aleancës. Deklaratat e të gjithëve janë krejt kontradiktore. Kurti kryeministri, që sigurisht është autoriteti numër një në këtë lojë, thotë se është draft i avancuar por me shumë vërejte e i kam adresuar vërejtjet. Haziri nga LDK-ja thotë se po mbretëron terr total informativ, thotë nuk e dimë për çfarë drafti bëhet fjalë. Memli Krasniqi i PDK-së thotë se djalli qëndron në detaje. Dmth ka informata se veç aty ka djaj. Ramush Haradinaj thotë drafti është në rregull, madje na jep kurajo”, ka thënë Sopi në “Konfront” të KTV-së.
-
BE-ja konsideron se Kosova ka pranuar draftstatutin për Asociacionin
-
BE: Serbia t'i përmbushë obligimet e veta, Kosova ta themelojë Asociacionin
-
Szunyog: Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese, tre udhëheqësit premtuan themelimin
-
Qeveria insiston që BE-ja ta dërgojë draftin për Asociacionin në Venecia