Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vendoset si të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

Pas përfundimit të aksionit të bastisjes në fshatin Banjskë të Zveçanit, sot pas orës 9 pritet të vendoset se si do të procedohet tutje.

Të martën zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë se ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për bastisje dhe se sot (e mërkurë) do të vendoset se si të procedohet tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka përfunduar aksioni i bastisjes. Nesër pas orën 9 do të vendoset se si të procedohet tutje”, ka thënë Elshani.

Gjatë bastisjes, Policia ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media të hënën.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar.

Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.