Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe 38 të tjerëve për krim të organizuar në rastin “Toka”.
Në këtë seancë pritet të vendoset nëse procesi gjyqësor do të kthehet në pikën zero apo do të vazhdohet me shqyrtimin kryesor, raporton Koha Ditore.
Avokati i Sylës, Besnik Berisha ka thënë se gjyqtari i kthyer në trup gjykues javën e kaluar nga EULEX-i, Vladimir Mikula, është edhe gjyqtar në Gjykatën Speciale, dhe se nuk janë të sigurt nëse do të mund të jetë i pranishëm në çdo seancë, nëse fillon punën së shpejti edhe në Speciale.
Artikuj të ngjashëm