Trupi gjykues ka marrë vendim për të mbyllur për publikun seancën gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe 38 të tjerëve për rastin “Toka”.
Në këtë seancë pritet të vendoset nëse procesi gjyqësor do të kthehet në pikën zero apo do të vazhdohet me shqyrtimin kryesor, raporton Koha Ditore.
Avokati i Sylës, Besnik Berisha ka thënë se gjyqtari i kthyer në trup gjykues javën e kaluar nga EULEX-i, Vladimir Mikula, është edhe gjyqtar në Gjykatën Speciale, dhe se nuk janë të sigurt nëse do të mund të jetë i pranishëm në çdo seancë, nëse fillon punën së shpejti edhe në Speciale.
Vërejtja e avokatit është kundërshtuar nga prokuroria, duke e konsideruar si të paarsyetuar dhe të pabazuar.
Gjithashtu e kundërshton mbajtjen e një seance të mbyllur duke e konsideruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale.
-
Përmbledhje e KTV-së rreth seancës gjyqësore për “Tokën” e Azem Sylës
-
Seanca ndaj Azem Sylës e 38 të tjerëve u shty për 1 shkurt
-
Sot vendoset nëse procesi ndaj Sylës kthehet në pikën zero
-
Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”
-
Mbyllet për publikun seanca për rastin “Toka” ku është i përfshirë Azem Syla