Komuna e Prishtinës do ta zhvillojë të shtunën testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.
Siç është njoftuar nga kjo komunë, testimi i sistemit të alarmit publik do të bëhet nga ora 12:05, me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.
“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.
Testimi i fundit i alarmit publik në këtë komunë ka ndodhur më 4 qershor të vitit të kaluar.