KFOR-i sot do të mbaj ushtrimin e fundit të ‘Shpatës së Argjendtë’, i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse.
Sipas njoftimit zhvillimi i këtij ushtrimi do të mbahet në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.
Ushtrimi bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm si Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin i Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Shpata e Argjendtë 2018 synon trajnimin e Komandantëve dhe stafit të KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në raste të fatkeqësive emergjente dhe skenare të trazirave civile, duke filluar nga niveli komunal deri te ai i Qeverisë e Kosovës.
-
Organizatat e sigurisë në Kosovë trajnohen për të menaxhuar katastrofat dhe trazirat
-
KFOR-i bën bashkë në një ushtrim EULEX-in, FSK-në e Policinë e Kosovës
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”
-
“Shpata e argjendtë” bashkon institucionet e sigurisë në Kosovë
-
“Menaxhimi i krizave”, FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in e Policinë