Sot, e mërkurë, do të mbajë mot i vranët me reshje shiu e bore në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit të motit për dy ditë, të mërkurën dhe të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 5 dhe 10 gradë celsius.
Të enjten pritet mot kryesisht i vranët.