Për sot është paralajmëruar se do tët mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane.
“Shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane”, është pika e vetme e rendit të ditës.
Projektligjet që do të procedohen me procedurë të përshpejtuar janë Kodi Penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizueseve dhe Projektligji për përgjegjësinë disiplinore.
Artikuj të ngjashëm