Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot (e shtunë) do të rivarrosen eshtrat e tre të gjeturve në Prekaz të Skenderajt vitin e kaluar.
Më 24 nëntor të vitit 2023, autoritetet e Kosovës njoftuan se kanë gjetur mbetje mortore në Prekaz që dyshohen se i përkasin luftës së fundit.
Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së nga mbetjet mortore, familjet kanë vendosur që sot në Polluzhë dhe Shtuticë të Drenasit, të rivarrosen Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica – viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.
Siç ka njoftuar Komisioni, Komuna e Drenasit në nderim të tre të gjeturve që do të rivarrosen sot, Ramadan Hoxhës (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Balecit (rivarrosur më 14 korrik 2024) do të organizojë Mbledhje Përkujtimore duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës.
“Për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Shoqatës së Familjeve 'For New Life Kosovo’ “, thuhet në njoftim.
Edhe
Gjenden mbetje të reja mortore të viktimave të dyshuara të luftës
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
-
Identifikohen mbetjet mortore të tre të zhdukurve gjatë luftës, rivarrosen të premten
-
Gjenden mbetje mortore të dy personave që dyshohen se janë të zhdukur gjatë luftës
-
Gjenden mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz
-
Në Prekaz gjenden sërish mbetje mortore, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë