Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Nuk është gjetur konsensus për çështjen e presidentit mes kryetarit të  LVV-së, njëherit kryeministër, Albin Kurti, e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit mes tyre është thënë se nuk ka diçka të re nga kjo çështje.

Kurti ka deklaruar pas takimit se nuk ka lëvizje të reja, por u shpreh se "me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe Abdixhiku ka thënë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Kurti lidhur me çështjen, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Vetëvendosje ka 66 deputetë, 14 më pak se numri minimal i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin.

Partive politike u ka mbetur kohë deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri, afat që është caktuar nga Gjykata Kushtetuese, në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.

Hamza i përgjigjet Kurtit: Konkretizoni iniciativën për çështjen e presidentit, pastaj e shqyrtojmë

1 muaj më parë / 6 pri 2026 14:44
Bedri Hamza

Bedri Hamza

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta formalizojë me letër zyrtare iniciativën për çështjen e presidentit.

Kurti ka ftuar në takime kryetarët e partive politike, por të hënën është takuar vetëm me atë të LDK-së. 

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së. 

Tutje, PDK-ja ka shprehur se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake.
 

Kurti: Jemi optimistë për marrëveshje me LDK-në, PDK-ja kërkoi t’i besojmë verbërisht

1 muaj më parë / 6 pri 2026 13:37
Albin Kurti

Kurti: Vazhdoj të jem optimist se me takime të tilla do të mund të arrijmë marrëveshje politike

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar se është i vendosur që t’i shmangë zgjedhjet e reja pasi nuk janë zgjidhje për çështjen e presidentit. 

Pas takimit rreth dyorësh me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti para mediave ka thënë se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje efikase.

“Çështja kryesore që u diskutua, por jo edhe e vetmja, ishte fakti që na kanë mbetur edhe tri javë deri te zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimizojmë përpjekjet. Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera është vështirë që ta paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona me po të njëjtat zotime, të kërkojmë votën e qytetarëve për një rezultat që e dimë se nuk mund të jetë shumë ndryshe. Është sfidë tejet gjigante ajo që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe të mund ta zgjedhë presidentin”, ka thënë ai.

Duke u shprehur optimist se do të mund të arrijë marrëveshje politike, Kurti ka thënë se përpjekja për të ecur vetëm me 80 vota do të ishte tejet e rrezikshme, pasi sipas tij për një zgjedhje të qëndrueshme do të nevojiteshin të paktën 84 deputetë.

“Vazhdoj të jem optimist se me takime të tilla do të mund të arrijmë marrëveshje politike, por nuk mund të themi se atë e kemi sot, veçse atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet më bëjnë optimist për këto tri javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në orën e fundit. Vazhdoj ta kem qëndrimin e njëjtë që nëse kemi një emër të përveçëm dhe po synojmë të jenë vetëm 80 vetë në sallë, ky do të ishte rrezik tepër i madh. Nuk është caku ynë për të ecur përpara, nevojiten të paktën 84-85 deputetë”, ka deklaruar ai.

Kurti para mediave ka shtuar se do të përpiqet që për këtë çështje të diskutojë edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Sipas tij, kërkesa e PDK-së për të mbajtur emrat e kandidatëve të fshehur e ka bërë të vështirë arritjen e marrëveshjes. 

"PDK-ja asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara nesh, vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër që dy kandidatët të jenë të PDK-së dhe të mos na tregojnë paraprakisht. Kjo e bën të pamundur marrëveshjen, uroj që në komunikimet në vijim kjo të ndryshojë".

VIDEO:

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka diçka të re, takimet do të vazhdojnë

1 muaj më parë / 6 pri 2026 13:17
abd

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë të re lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin. Ai ka theksuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Kurti lidhur me çështjen, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

Ai për mediat ka shtuar se nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin, por ka theksuar se “të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”.  

“Diskutuam për afatin kohor, i kemi më pak se tri javë kohë për konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, ndryshe shkojmë në zgjedhje. zgjedhjet nuk i do askush, as LDK, po provojmë që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi rrethanë të re nga takimi i sotëm. Takimet do vazhdojnë. Do takoj edhe liderët e tjerë, të PDK dhe AAK”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se nuk është arritur faza që në takime të diskutohet për emra konkretë për kandidatë për president. 

“Bëmë përpjekje për të gjetur zgjedhje, brenda përpjekje diskutuam për natyrën dhe modalitetet e kësaj zgjidhjeje se si duket. Nuk kemi emra konkretë, nuk kemi arritur në atë fazë”, ka shtuar ai.  

 VIDEO: