Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot pritet të ketë reshje shiu në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Sot, e martë, pritet të ketë reshje shiu në Kosovë.Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë javës së tretë të muajit prill do të ketë mot të ndryshueshëm, me të martën që është theksuar se do të vazhdojë me vranësira e do të ketë mundësi për reshje shiu.

Prej të mërkurës parashihet që në viset malore të ketë edhe reshje bore.

Nga e premtja parashihet të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë celsius.

Artikuj të ngjashëm