Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se sot pritet të përfundojë rinumërimi i 117 kutive të votimit, të cilat dje u dërguan për rinumërim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, raporton KTV.
“Sot do të përfundojë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka thënë Elezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nuk pritet të ndodhë sot.