Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot përfundon faza e dytë për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Sot përfundon faza e dytë e thirrjes për subvencion të efiçiencës së energjisë.

Ministria e Ekonomisë (ME) ka njoftuar të gjithë qytetarët se qytetarët do të mund të aplikojnë sot deri në ora 23:59 për subvencionin, kur edhe përfundon Faza e dytë e thirrjes.

Në fazën e dytë për subvencion të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit që janë kualifikuar në Fazën e parë, pra që i kanë plotësuar kriteret në thirrjen publike të ME-së për subvencionim të efiçiencës së energjisë.

Faza II

Pas kualifikimit në Fazën e parë qytetarët duhet të blejnë pajisjen e përzgjedhur sipas kritereve të specifikuara në thirrje, dhe më pas mund të aplikojnë për Fazën II përmes platformës e-Kosova që t’ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

Edhe Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike Arbëri Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike

1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);

2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;

3. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);

4. Fotografi të numrit serik të pajisjes;

5. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë);

6. Për nënat vetushqyese për përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë dhe 60% për pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) kërkohet të ngarkohet një dëshmi që konfirmon statusin e nënës vetushqyese.

7. Marrëveshja për Subvencionim duhet të shkarkohet në ëeb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila pas plotësimit në mënyrë elektronike (direkt në dokument në hapësirat e hijezuara) duhet të ngarkohet nga ana e Palës në platformën e-Kosova në formatin (PDF), në kuadër të Fazës II të aplikimit. Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë link: https://me.rks-gov.net/sq/shpallje

Faza II - Aplikimi nga përfituesit e skemës sociale (kategoria I & II)

Për aplikuesit që janë përfitues të skemës sociale (kategoria I & II), faza II është e ndarë në dy hapa:

Edhe Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje Arbëri Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

Hapi 1: Aplikanti duhet të ngarkojë në platformën e-Kosova, dokumentet në vijim:

1. Profatura - do të mundësohet vetëm për stufat individuale me biomasë dhe pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente);

2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;

3. Dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I & II).

Për përfituresit e skemës sociale, ME do të transferojë mjetet financiare të subvencionit para blerjes apo instalimit së Stufës individuale me biomasë ose Pompës termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente).

Hapi 2: Pas pranimit të subvencionit dhe blerjes së pajisjes duhet të përcjellen përmes email adresës: [email protected] dokumentet në vijim:

1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);

2. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në Thirrje; (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);

3. Fotografi të numrit serik të pajisjes;

Edhe Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje Arbëri Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

4. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë).

Ministria e Ekonomisë fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në Fazën e I-rë, që brenda afatit të përfundojnë të gjitha procedurat e cekura më lartë dhe në thirrjen publike në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit./ksp