Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndryshohen disa kritere për subvencionim të efiçencës së energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur të premten se janë ndryshuar disa kritere për qytetarët që duan të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçente të energjisë.

Rizvavolli në një konferencë për media ka thënë se pas shqetësimeve të qytetarëve, është vendosur që të ndërhyhet në disa kritere.

“Tani në thirrjen e dytë përveç kritereve që kanë qenë janë edhe ndryshimet në vijim. Qytetarët që janë në skemën sociale, është rritur subvencioni për inventer nga 40% me maksimum 400 euro, deri në 60% të vlerës ose jo më shumë se 550 euro. Për stufat individuale me biomasë dhe për klimat inventer, këtyre kategorive do të mundësohet që të aplikojnë me profaturë. Jemi në komunikim me komunat dhe qendrat sociale, në mënyrë që qendrat për punë sociale të shohin mundësitë për t’u ofruar mbështetje qytetarëve gjatë aplikimit ne e-Kosova. Për nënat vetushqyese kemi paraparë subvencion më të lartë për stufat individuale me biomasë deri në 90% e vlerës investime jo më shumë se 560 euro”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka bërë të ditur se afati për aplikim në fazë e parë është i hapur nga sot, 18 nëntor 2022 deri më 25 nëntor 2022, ndërsa afati i fundit për fazën e dytë është 9 dhjetor 2022.

Sa i përket aplikimeve në thirrjen e parë të 6 tetorit, Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë aplikuar 5,992 qytetarë, prej të cilëve në fazën e dytë kanë aplikuar 2,377 qytetarë.

Edhe Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje Arbëri Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

“40% e atyre që kanë aplikuar në fazën e parë e kanë vazhduar aplikimin në fazën e dytë. Do të finalizohen 2,228 marrëveshje, pra 2,228 qytetarë kanë përfituar, duke arritur vlerën prej 1,435,800 euro”, ka bërë të ditur Rizvanolli.


Rizvanolli: Vitin tjetër subvencionojmë edhe izolimet e kulmeve e ndërrimin e dyerve e dritareve

Ministria e Ekonomisë është duke punuar në krijimin e një mase të re, që ka të bëjë me zgjerimin e skemës së subvencionimit në fushën e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë të premten në një konferencë për media se plani është që gjatë vitit 2023, të investohen 30 milionë euro në efiçencë në programet e reja.

“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë në programe të reja, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, ka thënë Rizvanolli.

Edhe Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje Ekonomi Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

Sipas saj, kjo skemë pjesërisht pritet të financohet edhe nga fondi 75 milionësh i cili u është zotuar nga Komisioni Evropian.