Në Kuvend të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme për të shtatën herë me radhë do të tentohet që të votohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Pushteti deri tash ka dështuar t’i sigurojë 61 votat, e opozita nuk ka qëndruar fare në sallë kur është hedhur në votim ky projektligj.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se për seancën e sotme i ka votat që i duhen për të kaluar këtë pikë.
Opozita nuk po pajtohet me pikën që ka të bëjë më tërheqjen e kursimeve prej 10 për qind nga Trusti pensional. Partitë opozitare, PDK-ja dhe LVV-ja, kanë qenë të prera se do të votojnë kundër. Edhe Fondi Montetar Ndërkombëtar ka vlerësuar si të gabuar çështjen e tërheqjes se mjeteve nga Trusti.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike është miratuar më 22 korrik në Qeveri dhe ka vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
-
Kuvendi mblidhet sot, shqyrton nismën për tërheqjen e trustit
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite tërheqja nga Trusti
-
Tërheqja nga Trusti sot shqyrtohet në Kuvend
-
Opozita: Projektligji për mjetet e Trustit, sa më shpejt në Kuvend
-
Projektligji për tërheqjen e re nga Trusti në duart e deputetëve, pa përkrahjen e Qeverisë