Sot do të jetë paraqitja e parë në Speciale e ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Paraqitja e parë e tij në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet nga ora 15:00.
Shala është arrestuar më 16 mars nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill.
Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu.
-
Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat
-
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
-
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit për dëmshpërblim prej 208 mijë eurove ndaj viktimave
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë