Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Sot paraqitja e parë e Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar për sot paraqitjen e parë të ish-kryetarit të Malishevës Isni Kilajt, në orën 10:00.

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës gjykatësi i vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kilaj është transferuar dje në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin me mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Edhe Isni Kilaj lirohet me kusht Arbëri Isni Kilaj lirohet me kusht

Sipas Ligjit, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. / kp