Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nisin “Ditët e Kuvendit 2018”, takimi i parë mbahet në Gjilan

Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Kosovës, organizon "Ditët e Kuvendit 2018".

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i parë publik do të organizohet sot në Gjilan, në Teatrin e Qytetit, duke filluar në orën 14:00.

Nga Kuvendi i Kosovës do të marrin pjesë deputetët: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka.