Vendi ynë gjatë ditës së sotme parashikohet të karakterizohet nga mot i kthjellët me vranësira në zonat malore, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë edhe reshje të dobëta dëbore.
Temperaturat parashikohen me rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rënie në ato maksimale.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -5°/4°C
Vendet e ulëta -2/8°C
Vendet bregdetare 0°/10°C.