Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bien temperaturat në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.