Gjatë paradites në gjithë territorin e Shqipërisë sot vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare.
Por pasditja fuqizon vranësirat në vend, kryesisht në veri dhe zonat juglindore ku priten edhe shira afatshkurtër. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë.