Kthjellime e vranësira të shpeshta do të dominojnë sot motin thuajse në gjithë Shqipërinë, përjashtuar zonat verilindore ku do të ketë reshje të përkohshme.
Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta në ekstremet veri- jug dhe zonat lindore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasditja do përmirësojë motin në pjesën më të madhe të vendit, por ekstremi verior dhe verilindor mbeten me shira të përkohshëm dhe dëborë të pakët në zonat e izoluara malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në 2- 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.