Gjatë gjithë ditës moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë shira të izoluar në Veri dhe rrebeshe afatshkurtër kryesisht në qendër dhe jug të Shqipërisë.
Ndërkohë stuhitë do të lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut dhe Jonit. Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 28 gradë.
Artikuj të ngjashëm