Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore

Moti në Shqipëri gjatë ditës së sotme, e hënë, pritet të jetë me reshje shiu dhe në zonat malore me dëborë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet pritet të jenë më të përqendruara kryesisht në pjesën veriore të territorit. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë në zbritje graduale.

Në zonat malore priten edhe reshje të dobëta dëbore deri në lartësinë 800 m.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 8 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 12 °C

Edhe Moti sot me shi, pasdite pritet shkarkime rrufesh Arbëri 4 d. më parë Moti sot me shi, pasdite pritet shkarkime rrufesh

në vendet malore: -4 °C / 0 °C.

Era

Era gjatë ditës së sotme do të fryjë mesatare deri e fortë.