Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Rubikon Flora Brovina

Më 20 prill janë mbushur 20 vjet nga arrestimi i mjekes dhe i humanistes, Flora Brovina, nga forcat serbe. Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë.

Ajo u lirua, pasi që ishte dënuar nga gjykata serbe me 12 vjet burgim, pas shumë apeleve, peticioneve dhe shpërblimeve ndërkombëtare.

Sonte në Rubikon vjen rrëfimi ekskluziv i zonjës Brovina për angazhimin e saj politik dhe odisejën e burgosjes - rrëfimi i një gruaje të pathyeshme.

Cili është rrëfimi i Flora Brovinës, e burgosur, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

Cili ishte angazhimi i saj në vitet e '90?

Si e kujton Brovina strehimin e familjes Jashari pas masakrës?

Edhe Si e bllokoi Tito reformimin demokratik? Arbëri 2 j. më parë Si e bllokoi Tito reformimin demokratik?

Ku ishte ajo në kohën kur e arrestuan? Si i shpëtoi bombardimit?

Çka me aderimin në politikë? Cili është angazhimi i saj në çështjen e të përdhunuarve gjatë luftës?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin. Rubikon kalohet ekskluziisht vetëm në Kohvision.