Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kosovë, riga shiu e temperatura më të ulëta

Sipas parashikimeve të meteorologëve, në Kosovë sot pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie dhe ato do të lëvizin në mes 6 e 12 gradë Celsius.

Nesër, në pjesën e parë të ditës priten vranësira, kurse në pjesën e dytë do të dominojnë çaste me diell.

Temperaturat do të sillën në mes 6 e 15 gradë Celsius.