Sot në “Express Intervistën” në Kohavision, i ftuar është Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës.
Me kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe me pagesë, nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, andaj kjo mbetet arsyeja e ikjes nga Kosova për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.
Temë diskutimi me Gjonbalajn do të jetë pikërisht kjo, ikja e mjekëve nga Kosova.
Intervistën me Gjonbalajn mund ta ndiqni drejtpërdrejt nga ora 17:15 në Facebook dhe në KTV.