Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot moti në Kosovë kryesisht i vranët e me reshje shiu

Sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijojë kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën edhe me fjolla bore.

“Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte. Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore”, njofton IHK.