Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot me diell e vranësira

Të mërkurën do të mbajë mot me diell e vranësira, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në raportin e saj ditor.

Për dy ditë, 16 dhe 17 qershor, IHMK-ja ka thënë se moti do të vazhdojë të jetë nën ndikim të masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor, ka njoftuar IHMK-ja që ka sugjeruar që nga ora 9 deri në orën 17 njerëzit të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Artikuj të ngjashëm