Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot i vranët, gjatë javës reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së hënës do të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 gradë celsius dhe -1 gradë, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 8-10 gradë celsius.

Të martën, siç bën të ditur Instituti, temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa ato maksimalet do të mbesin konstante.

“Të mërkurën - Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore. Të enjten - Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për të premten është parashikuar mot i vranët dhe me riga shiu.