Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mblidhet Kryesia, vendos për seancën e Kuvendit të kërkuar nga opozita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për orën 11, sot, mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, për të cilën ka paraparë, ndër të tjera shqyrtimin e kërkesës së opozitës - LDK, VV, PSD dhe dy deputetëve të pavarur për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare me interes për Kosovën.

Në ftesën për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

I. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikat e rendit të ditës:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.