Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë pas rrëzimit të Qeverisë së tij, pritet të mbledh kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë së tij.
Mustafa ka shkruar se LDK-ja do të mbledhë të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës.
“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Mustafa.
“Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjeter!” ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së