Ekzekutimi i pagave për muajin prill është bërë më herët se rendomë, për nder të Festës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, njoftoi Ministria e Financave të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, kjo ministri ka bërë të ditur se të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.
Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë.
Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës - 1 Majin.