Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për nder të festave, sektorit publik sot u dolën pagat e dhjetorit

Foto: Koha

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder të festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

“Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm