Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot hyn në fuqi vendimi për ndryshimin e linjave të Trafikut Urban

Të hënën ka hyrë në fuqi vendimin për ndryshimin e rrjetit të linjave të Trafikut Urban.

Komuna pati njoftuar javë më parë se ndryshimet do të bëhen në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr.19 Prishtinë-Kishnicë.

“Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë - Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm: Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00. Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga "Ibrahim Rugova" në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e bërë më 16 tetor.

Vendimin e plotë me linjat e reja mund ta gjeni KËTU.