Për herë të tetë me radhë sot pritet të filloj “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila organizohet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit, në këtë ceremoni do marrin pjesë krerët më të larët të shtetit, i pranishëm prite të edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen, do jetë ajo për kompensimin e viktimave të krimit. Lidhur me rolin e kompensimit të viktimave do flasë kryetarja e komisionit Nesrin Lushta. Ndërsa, për rolin e mbrojtësit të viktimave në realizimin e të drejtës për kompensim do të flasë Gena Castro Rodriguez, Mbrojtëse e Viktimave, Prokuroria e Qarkut nga San Francisko.
Temë tjetër për të cilën do ët prezantojë Sevdije Morina, zv.Kryeprokurore e Shtetit, do jetë ajo për viktimat e dhunës dhe trajtimi i tyre në procesin penal. Kurse për praktikat e trajtimit të këtyre rasteve në ShBA do të flasë Elizabeth Aguilar Tarchi- Prokurore, Prokuroria e Qarkut, San Francisko.
Në kuadër të aktivitetit “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, do trajtohen edhe një sërë temash që ndërlidhen me rolin e gjyqësorit dhe prokurorisë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
-
Shënohet Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit, thuhet se rastet po marrin vëmendjen e institucioneve
-
“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” po shënohet me aktivitete të ndryshme
-
Kërkohet që kriminelët të dalin para drejtësisë e viktimat të trajtohet me dinjitet
-
Kërkohet mobilitet e më shumë përkrahje për trajtimin e viktimave të krimit
-
Jo të gjitha viktimat e krimit mund të përfitojnë nga Ligji për kompensim