Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës nacionale në hyrje të Prishtinës

Sot në orën 11:00, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës.

Siç njofton kumtesa nga kjo Ministri, në ceremoninë e inaugurimit të zgjerimit të kësaj rruge, përveç Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës, do të mbahet në rrugën kryesore në drejtim të “Gorenjes”, përballë “AL PETROL”.