Besimtarët katolikë sot festojnë ditën e Pashkëve. Për nder të kësaj feste sot në Kosovë mbahen një varg aktivitetesh ndërsa krerë shtetesh kanë uruar për dashuri dhe solidaritet mes njerëzve.
Derisa mbrëmë në Katedralen “Nëna Terezë” u mbajt mesha qendrore, në këtë Katedrale edhe sot do të mbahet një meshë duke filluar nga ora 11:00.
Një meshë tjetër do të mbahet po sot prej orës 18: 00 në Kishën “Shën Ndou” në Prishtinë ndërsa pritja solemne që organizohet nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji mbahet në katedralen “Nëna Terezë” nga ora 19:00 deri në ora 20:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Mesha e Pashkëve përcillet me thirrjen për liderët politikë që të tregojnë përgjegjësi
-
Për Pashkë bëhet thirrje për paqe, pajtim e dialog
-
Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin
-
Kurti uron Pashkët: Kjo ditë le të na kujtojë rëndësinë e harmonisë mes nesh
-
Për Krishtlindje, ipeshkvi bën thirrje për stabilitet politik në Kosovë