Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot e nesër në Prishtinë, Kongresi Kombëtar i të Rinjve

Kongresi Kombëtar i të Rinjve Kosovë, i cili për herë të parë mbahet në Prishtinë, fillon sot punimet dyditore në ambientet e Muzeut Kombëtar.

Me sloganin, “E ardhmja ka një zë, jepi fuqi zërit tënd!” ky organizim do të mbledhë sot rreth 150 të rinj, thuhet në njoftimin për media të organizatorit.

Përgjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit do të diskutojnë 4 tema: Sfidat në arsim; Papunësia e të rinjve; Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje; dhe Jeta shoqërore dhe kulturore e të rinjve.

Kongresi synon mbledhjen e të rinjve të Kosovës (nga organizatat rinore dhe individë) që në mënyrë të përbashkët të diskutoojnë për sfidat që ata kanë dhe mënyrat e përballimit të tyre, kërkesat dhe idetë e të rinjve.

Të gjitha qëndrimet dhe kërkesat e përbashkëta të pjesëmarrësve do të rezultojnë me përpilimin e deklaratës së të rinjve, dokument i cili përpilohet për herë të parë në Kosovë dhe do të përfshijë rekomandimet publike, idetë dhe diskutimet e zhvilluara gjatë kongresit, të cilat pastaj do të adresohen tek institucionet relevante.

Gjithashtu, gjatë kongresit do të ofrohet edhe 'Tregu i mundësive' , i cili iu mundëson organizatave rinore të ndajnë informacionet rreth punës së tyre dhe në të njëjtën kohë të kenë mundësi të shkëmbejnë idetë dhe përvojat të tyre.

Edhe Punësimi i të rinjve, sfidues për institucionet dhe bizneset në Prizren Arbëri Punësimi i të rinjve, sfidues për institucionet dhe bizneset në Prizren

Kongresi do të jetë vetëm një hap i parë për ndërtimin e zërit të përbashkët të rinisë së Kosovës.

Ky projekt është nismë e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me përfaqësuesit e të rinjve të Kosovës.