Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot 20 vjetori i Kohës Ditore

20 vjet më parë, pikërisht në këtë ditë, skena mediatike në Kosovë u pasurua me një zë ndryshe nga ç’ishte mësuar opinioni.

Koha Ditore, gazeta që filloi të botohet më 31 mars 1997, ishte ajo që theu shabllonin e vetëm të një mendimi për aktualitetin në vend që sa vinte e bëhej më i rëndë. Jo gjithnjë e pëlqyer nga ata që ishin në krye të pushteteve, ajo i përballoi sfidat dhe u bë e pëlqyer nga ata që u drejtohej – publiku. U bë syri dhe zëri i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas më pak se një viti, Koha Ditore, në një mënyrë, u bë edhe zëdhënëse e luftës për çlirim nga pushteti serb. Duke raportuar nga vatrat e luftës në Kosovë, ajo sillte të vërtetën e hidhur nga masakrat që bënin forcat policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë, krahas raporteve luftën dhe rezistencën e UÇK-së.

Sot, 20 vjet më pas, Koha Ditore vazhdon me të njëjtin ngulm raportimin e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës për të gjitha ato që ndodhin në vendin tonë, por edhe në botë.

Koha Ditore është pjesë e grupit KOHA në të cilin bëjnë pjesë KTV, TV ARTA, Botimet Koha, Koha Print dhe Koha.net.

Për ta shënuar këtë ditë, grupi KOHA ka përgatitur një gala Koncert me emrin “Sopranot”.

Koncerti do të shfaqet sonte nga KTV nga ora 20:45.

Në koncert marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të sopranove të Kosovës në skenën operistike edhe në botë.