Sonte në Rubikon subjektet serbe shpalosin ofertat për zgjedhjet e 11 qershorit.
Pse sipas Petroviqit, Rashiqit dhe Petkoviqit do të duhej që KQZ-ja ta përjashtonte Listën Serbe nga procesi zgjedhor? Pse komuna e Graçanicës sot është komuna më e korruptuar në rajon dhe për këtë nuk po ndërmarrin asnjë hap institucionet e Kosovës? Si po duhet që të mbahen fshehurazi tubimet zgjedhore nga këto subjekte, në mënyrë që pjesëmarrësit të mos xhirohen dhe fotografohen, për shkak se pason hakmarrja e menjëhershme? Pse ata vlerësojnë se nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë nga institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, mund të ketë edhe viktima ditën e zgjedhjeve? Pse ata akuzojnë subjektet politike shqiptare që më tepër po bashkëpunojnë me subjektet që janë kundër institucioneve të Kosovës se sa me ato që i pranojnë ato? Pse thonë se pas 11 qershorit asgjë më s’do të jetë njësoj në Kosovë? Pse thonë se Asociacioni... është temë e imponuar dhe çka thonë për formimin e FAK-ut?
Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.
-
Sonte në Rubikon përfaqësuesit politikë dhe gazetarët serbë debatojnë për zgjedhjet
-
Sonte në Rubikon për zhvillimet politike flasin Lulzim Peci dhe Agon Maliqi
-
Sonte në Rubikon, LVV shpalos programin politik
-
Sonte në Rubikon debatohet për dialogun me Serbinë
-
Sonte në Rubikon Dardan Molliqaj përball Vigan Qorrollit e Besnik Krasniqit