Në emisionin “Puls” të KTV-së, sonte do të flitet për rrezikimin e sigurisë publike nga armët ilegale.
Të ftuar në emision janë Izmi Zeka, zv.ministri i Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në MPB, dhe Fadil Kajtazi, ekspert i fushës së Sigurisë.
* Sa ndikon gjuajtja me armë zjarri nga politikanët që kjo dukuri të përhapet edhe më shumë?
* A dihet sa është numri i të vrarëve e të plagosurve nga armët ilegale prej mbarimit të luftës deri sot?
* A po bëhet shqetësuese bartja e armëve e adoleshentëve në shkolla fillore dhe të mesme?
* Pse po dështon legalizimi i armëve ilegale në Kosovë?
*Çka kanë bërë institucionet kompetente për çarmatosjen e popullsisë, përkatësisht për grumbullimin e armeve ilegale nga popullata civile ? A ka ndonjë program apo plan konkret veprimi ?
Edhe
Sonte në “Puls” të KTV-së: Rreziqet kryesore për sigurinë publike
* Sa ndikon legjislacioni në fuqi për parandalimin e posedimit dhe keqpërdorimit të armeve ilegale ?
* Si kanë rrjedhë proceset e asgjësimit (shkatërrimit) të armeve ilegale në Kosovë, a ka kapacitete të mjaftueshme dhe cilat janë sfidat konkrete ?
Emisioni “Puls” në KTV transmetohet sonte nga ora 20:00, dhe në TV Arta në 21:40.