Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” flet ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Sonte në “Puls” të KTV-së i ftuar është Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë.

Si përgjigjet ministri Tahiri për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Raportit të Komisioni Evropian ku tregohen shkeljet dhe mosfunksionimi i drejtësisë në Kosovë?

A i kanë plotësuar kriteret institucionet e drejtësisë për agjendën evropiane dhe kur pritet liberalizimi i vizave për kosovarët?

Sa është numri i rasteve që janë ekstraduar nga Kosova?

Deri ku kanë arritur mbërri hetimet e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq?

Edhe Sonte në “Puls” flet Abelard Tahiri Arbëri Sonte në “Puls” flet Abelard Tahiri

A duhet të qëndrojnë në qeveri personat me aktakuza?

A pritet të shtohet numri i gjykatësve, prokurorëve dhe stafit mbështetës?

A duhet dhe si do të realizohet “Vetingu” i zyrtarëve të lartë?

Çka po ndodhë me noterinë, përmbaruesit dhe avokatinë shtetërore?

Kush pritet të emërohet drejtori i përgjithshëm në burgjet e Kosovës?

Pse u stopua zgjedhja e drejtorit të mjekësisë ligjore?

Edhe Sonte në “Puls” flet Abelard Tahiri Arbëri Sonte në “Puls” flet Abelard Tahiri

A do të shkojë EULEX-i apo do të qëndrojë edhe pas 15 qershorit?

Këto e shumë tema tjera mund t'i ndiqni sonte në emisionin “Puls” që transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe prej 21:15 në TV Arta.