Sonte për emisionin “Puls” flet ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Cili institucion i menaxhon dhe nga vijnë burimet e financave për të ftuarit e Gjykatës Speciale në Hagë?
Pse ka ankesa nga ish të burgosurit politik rreth pagesave?
A duhet të qëndrojnë në qeveri personat me aktakuza?
Sa milionë euro i ka humbur shteti nga padit e bëra?
Çka thotë ministri për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve nga ligji për paga?
A i kanë plotësuar kriteret institucionet e drejtësisë për agjendën evropiane?
Çka po ndodhë me noterinë, përmbaruesit dhe avokatinë shtetërore?
A duhet dhe si do të realizohet “Vettingu” i zyrtarëve të lartë?
Këto e shumë tema tjera mund t’i ndiqni sonte në emisionin “Puls” që transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe prej 21:15 në TV Arta.