Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” flet kryetari i KGJK-së dhe KPK-së

Në emisionin “Puls” të KTV-së, sonte të ftuar janë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës - Nehat Idrizi, dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës - Blerim Isufaj.

1. Sa është numri i lëndëve penale dhe civile nëpër gjykatat kosovare?

2. Për liberalizim të vizave do të arrestohen peshqit e mëdhenj apo roje pylli ose zyrtar komunal?

3. Cilat janë të arriturat e shënuara dhe sfidat me të cilat është përballur në përgjithësi KGJK e në veçanti Kryesuesi?

4. A çalon diku kontributi i KGJK-së në raport me përmbushjen e aspekteve të ndryshme në procesin e integrimeve evropiane?

5. A ka ndonjë aktivitet konkret të KGJK-së lidhur me trajtimin e lëndëve të korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit në procedurën penale në bashkëpunim me institucione tjera vendore e ndërkombëtare?

Edhe Sonte në “Puls”: Kryetari i KGJK-së dhe KPK-së Arbëri Sonte në “Puls”: Kryetari i KGJK-së dhe KPK-së

6. Sa është numri i lëndëve që kthehen në rigjykim si pasojë e gjykatësve joprofesional?

7. A është ndëshkuar për mospunë ose për vendime të kundërligjshme ndonjë gjykatës apo prokuror deri më sot?

Emisioni “Puls” transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe 21:40 në TV ARTA.