Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” diskutohet për transformimin e FSK-së në ushtri

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, do të diskutohet në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri.

Të ftuar në emision janë: zv. Ministri i FSK-së, Burim Ramadani; Haxhi Shala - Kryetar i Komisionit për Siguri të Brendshme dhe FSK; si dhe Skender Perteshi nga QKSS.

  • Cilat janë kompetencat për mbrojtjen e vendit dhe armatimin pas votimit në kuvend të ligjeve për FSK-në?
  • A ka oficer të mjaftueshëm profesional FSK-ja?
  • Çka do të ndodh në ditët dhe javët e para pas miratimit të ligjeve?
  • Kur pritet votimi i tri ligjeve dhe bërja e Ushtrisë së Kosovës?
  • A ka pengesa nga jashtë që FSK-ja të mos transformohet me ligj?
  • Çka mendon komuniteti? Debatet publike në Graçanicë dhe Prizren?
  • A pritet që pas themelimit me ligj të Ushtrisë së Kosovës KFOR-i të rishqyrtojë prezencën e vet në Kosovë?
  • Në cilën fazë është procesi i transformimit dhe a është FSK-ja e gatshme me personel dhe buxhet të marrë përgjegjësi të reja?
  • Çka po ndodhë me largimin e pjesëtarëve të FSK-së nga minoriteti?
  • Në çfarë kushtesh punohet dhe sa është mosha mesatare në FSK?

Për këto dhe shumë gjëra të tjera ndiqni emisionin “Puls” në KTV i cili transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA në ora 21:40.