Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për reformimin e sistemit pensional, Sigurimeve Sociale dhe fondit për Sigurime.
Të ftuarit në emision janë: Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- Sa është vlera që pritet të paguhen veteranët e UCK-së?
- Çka po ndodh me pensionet e dyfishta?
- Pse ekziston një databazë unike për të gjithë përfituesit e skemave në MPMS ku do të shiheshin saktë se kush janë përfitues dhe të ketë qasje të drejtpërdrejtë me ATK?
- Sa është numri i personave qe kanë vdekur në vendin e punës në vitin 2018?
- Çka po ndodh me pensionet e bashkatdhetarëve në Zvicër?
- Çka përfitojnë lehonat me ligjin e ri?
- A pritet rritja e pensionit të moshës (pensioni kontributiv), pensionit invalidor të punës, pensionit familjar, pensionit të parakohshëm, mbrojtjes prindërore (pushimin e lehonisë për lehonat e punësuara), mbrojtjen nga papunësia dhe shtesat për fëmijë?
- Si do të veprohet rreth Kontratave kolektive në Kosovë dhe a ka dallaveret në ndihma sociale?
Emisioni “Puls” në KTV transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA 21:40.