Sonte, në edicionin e parë të DESKUT për sezonin e ri, mysafir është publicisti Xhafer Shatri, aktivist shumëvjeçar në diasporë, i njohur edhe si ministër i Informacionit në Qeverinë e Kosovës në ekzil, në vitet ‘90.
Shatri sonte jep këndvështrimin e tij për situatën aktuale në Kosovë, dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura deri më tash. Si dhe për krizën e vazhdueshme politike që mban vendin peng, dhe arsyet pse kjo krizë nuk po mund të zgjidhet.
Dëgjoni sonte edhe informacione të reja për çështjet e Gjykatës Speciale, Fondit të 3-përqindëshit dhe atij Vendlindja Thërret, sikur edhe për arsyet pse Shatri vazhdimisht ka kritikuar dhe akuzuar presidentin Thaçi për kriminalizim të politikës kosovare.
Po ashtu, sonte dëgjoni çka thotë Shatri për organizatën “Syri i Popullit” dhe pse është rrëzuar Qeveria Kurti?
Për këto dhe më shumë, sonte në DESKUN e KOHËS me publicistin Xhafer Shatri.
Na ndiqni në KTV prej orës 20:00, dhe në 21:40 në TV Arta.
Gjithashtu, DESKUN mund ta ndiqni direkt edhe në YouTube: