Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Sot përfundon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.